Një 29-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohet se ka dhunuar të atin.
Policia bën me dije se i arrestuari Olti.K, ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike por edhe dhunë psikologjike ndaj 66-vjeçarit me inicialet V.K.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagracë i shtetasit: Olti.K, 29 vjeç, banues në, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij, shtetasit V.K, 66 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “”Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.”, njofton policia.