Ministria e Europës, Punëve të Jashtme ka bërë një deklaratë të shkurtër për bisedimet që po bëhen me Greqinë për detin dhe ligjin e luftës.
Sipas zyrës për mediat, bisedimet po bëhen në një klike pozitive.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme:
Raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese.
Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve.