Qytetarët vlonjate kanë nxjerrë zbuluar kryeministrin Edi Rama dhe atë se çfarë ndodh në administratën e këtij qyteti.
Një ditë para se Rama të vizitonte Vlorën, qytetarët vlonjate e kanë informuar kryeministrin Rama se ajo çfarë thotë ai për punësimet, nuk qëndron kur flitet për kushërinjtë e tij.
Në mesazhin e qytetarit dixhital dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, vihet në dijeni Edi Rama për uzurpimin që po u bëjnë institucioneve në Vlorë kushërinjtë e tij, në mënyrë që ai të mos ketë më asnjë argument mbrojtjeje për të thënë se nuk kishte informacion.
Ja postimi i Berishës në Facebook:
Piktori dështak, deputet i kushërinjve të tij!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhita. sb
“Z. Berisha ka cfare po bejne kusherinjte e kryeministrit ne vlore.
Ky mesazh i eshte derguar atij per te mos thene qe gjoja nuk kishte dijeni:
Prsh z. Rama
Po ju shkr nga vl per tju treguar “korektesine” tuaj ne lidhje me punesimin.
Per te tjeret duhet te luftohet nepotizmi apo duhet te kesh te pakten 3 vjet experienc pune per pozicionin, ndersa per kusherinjte e tu nuk vlen kjo gje. Futet ne pune djali pedagoges se UV Iltana Koleka ne audit duke qene student pa experience pune dhe pa as1 kualifikim, poashtu e bete pedagoge te brendshme te emen e djalit pa master, pa as1 titull akademik e kualifikim por me 1 diplom italisht te bler nga burri saj biznesmen ne vlore (P. Koleka).
Nepotizem i paster, djali do kontrolloje mamane ne te njejtin institucion. Nderkohe qe familjet e tjera luftojne te kene 1 te punesuar, kusherinjte e tu i bere koke e rroge duke u ber karshillek mijera familjeve vlonjate qe jane me dhjetra diploma dhe rijne ne shpi. A ka me Kolekaj te tjere te uzurpojne vloren????”