Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar nje takim me 200 heroinat e luftes se Kosoves, te cilat kane qene viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Presidenti Meta permes nje postimi ne facebook ka falenderuar dhe ish-presidenten e Kosoves Jahjagen, per perkrahjen qe u ka dhene grave dhe vajzave te Kosoves.
Postimi i plotë:
Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës.
Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri.