Përplasje për tokën, humbin jetën 86 persona

0
271

86-të persona kanë humbur jetën pas një përplasje të ashpër mes fermerëve dhe barinjve për të zotëruar tokën.

Ngjarja ka ndodhur në Nigerinë qëndrore në shtetin e Plateau. Nga raportimet e BBC mësohet së përplasja ka nisur që ditën e enjte kur fermerët me etni Berome sulmuan barinjtë Fulani, duke vrarë 5 prej tyre. Ditën e dielë ky sulm arriti në më shumë viktima.

Autoritetet nigeriane aktualisht kanë vendosur shtetrrethimin në tre pjesë të shtetit të Plateau dhe pritet që kjo të zgjasë të paktën tre orë. Sipas zyrtarit të policisë së Undie Adie nga kërkimet që janë bërë nëpër fshatra, pas përplasjes së dhunshme u zbulua se numri i viktimave ishte 86, ndërsa 6 të tjerë kishin mbetur të plagosur.

50 shtëpi raportohen të djegura, gjithashtu edhe 15 motoçikleta dhe 2 makina. Dhuna mes dy grupeve ka nisur që para 10-të vitesh për shkak të zotërtimit të tokës. Gjatw gjithw kwsaj kohe ky konflikt kurrë më parë nuk kishtë arritur në këto përmasa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here