Një vajzë 4 vjeçare është vrarë nga nëna e saj në South Wales me 8 qershor. Amelia Brooke Harris është gjetur e vdekur në një tavolinë oborrin e shtëpisë, shkruan e përditshmja britanike The Sun.
Nëna e saj Carly Ann Harris 37 vjeçare është paraqitur në gjykatë për vrasjen.
Officeri Robert Lewis ka thënë se policia ka dalë në pjesën e pasme të kopshtit të shtëpisë ku gjeti trupin e fëmijës në tavolinë.
Ai tha:” Në oren 10 e 15 të mëngjesit atë ditë, një burr ka dëgjuar britma në rrugë se dikush ka vdekur.
Nëna e saj, Carly Harris është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj. Akoma nuk kan dalë testet dhe nuk është ardhur një përfundim se si ka ndodhur vrasja dhe se si ka vdekur Amelia.
Anëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezentë në gjykatë.