Monika dedikim prekës për të bijën: Teksa të shoh që rritesh…

0
284

Sot është një dite e shënuar në familjen e Presidentit Meta, pasi vajza e tyre e madhe, Bora, feston 20-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi i ka dedikuar një postim emocionues të bijës, teksa i ka shprehur dashurinë dhe urimet për këtë ditëlindje.

“Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë. Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë!Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.
20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!”, ka shkruar Kryemadhi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here