Luçiano Boçi denoncon skandalin: Ministria e Arsimit nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme

0
403

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka nxjerrë një dëftesë lirimi ku ka gabim numri rendor.

Sipas Boçit, kjo është një tjetër papërgjegjshmëri dhe paaftësi e Ministrisë së Arsimit, e cila po ua nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme nxënësve.

“Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.

Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm.” – shkruan Boçi sot duke treguar deftesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here