Reagon kreu i opozitës/ Basha: Çdo ditë në këmbë për të mbrojtur demokracinë

0
148

basha ne gramshKryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Gramshit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Gramsh. Kreu i PD-së tha se akush nuk do ta ndalë PD-në si nga denoncimi i kapjes së shtetit nga krimi dhe përpjekjet për të kthyer normalitetin në këtë vend. Rama-Meta, tha Basha, janë mbështetur tek krimi të cilin e kanë veshur dhe me mandate deputeti për të grumbulluar pushtetin në duart e tyre.

“Kemi denoncuar dje sot do të denoncojmë nesër dhe përdite lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendosjen dhe rrezikun e vendosjes së një oligarkie mafioze për të zëvëndësuar demokracinë e qytetarëve me demokracinë e mafias, kapjen e policisë, spastrimet në administratë, kapjen e institucioneve të pavarura, presionet ndaj gjyqsorit, kapjen e sektorëve të rëndësishëm ekonomik, likuidimet e elitës sipërmarrëse. Do ta bëjmë këtë jo për interesat tona por sepse është jetike për vlerat e demokracisë që krimi të jetë atje ku duhet të jetë dhe parlamenti të jetë në lartësinë e përfaqësimit të qytetarëve”,-tha Basha.

Partia Demokratike, tha Basha, do t’i përgjigjet këtij realiteti të rëndë dhe ogurzi me njerëzit më të mirë të zgjedhur për të drejtuar PD-në dhe me besimin që kjo forcë politike po zgjon tek çdo qytetar anembanë vendit.

“Duke besuar në pushtetin e votës, arritjes në konkluzione të përbashkëta përmes debatit dhe jo permes heshtjes, përmes evidentimit me mendje të hapur dhe me zemër të hapur duke u parë sy me sy dhe jo prapa shpine, të gjithçka që nuk kemi bërë mirë, ne arrijmë një bashkim të vërtetë dhe frymëzues edhe për të tjerë që duan të vijnë dhe të bashkojnë zërin e tyre dhe aspiratat e tyre me ne. Jemi pjesëtarë të një familje që lindi si parti e lirisë që do të mbetet parti e lirisë dhe me lirinë do ta konsolidojmë e ta bëjmë partinë tonë më të bashkuar, më të fortë, më të dashur dhe më të besueshme për qytetarët”,-tha Basha.

Ndërkohë, dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për kërcënimin që po i bëhet vlerave të demokracisë nga mazhoranca qeverisëse. Nga Shkodra, të cilin kryedemokrati e cilësoi si qytetin që nuk iu dorëzua asnjëherë antivelrave, Basha tha  se ky alarm nuk po përcillet vetëm nga PD, por edhe nga aleatët e Shqipërisë mes të cilëve dhe SHBA. “Dy ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha citoj ‘Pa autoritetin e një ambasadori, ne nuk mund të merremi plotësisht me zyrtarët e niveleve më të larta në vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë kërcënuar’. Kjo është një deklaratë që pason alarmin e tij të disa muajve me parë për rrezikun që i kanoset demokracisë nga instalimi në disa vende i pushtetit oligarkik, pra të një grushti sundimtarësh që nuk pyesin as për ligj dhe as për vlera, siç është rasti i qeverisë Rama-Meta. Duke synuar të zëvendësojnë programet e zhvillimit me shitblerjen e votës, shtetin e së drejtës me sundimin oligarkik, meritokracinë me pazaret e pista, vlerat e krijuara brez pas brezi me interesat e paskrupullta”, ka thënë kryetari i PD-së.

 

PD: Edi Rama hesht për futjen e krimit në parlament

“Kur Partia Demokratike në mënyrë të përsëritur denoncon me fakte dhe me prova lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe depërtimim e krimit në Parlament, Edi Rama kërkon emra. Kërkon emra dhe provokon opozitën me porositë e zonjës Xhaçka.Kërkon emra dhe organizon goditjen dhe kërcënimin me jetë të deputetëve të opozitës me strukturat e dhunës që ka ngritur në Kuvend. Nga dje, Edi Rama e ka një emër. Ka transparencën e plotë të një dosje kriminale. Deputeti i Edi Ramës ka emër, dhe është dënuar hiç më pak se sa për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit. Edi Rama e njeh mirë këtë emër, është ai që urdhëroi mënjanimin e dy kandidateve gra për t’i hapur rrugën futjes së Arben Ndokës në parlament. Faktet e bëra publike dje nga Partia Demokratike kanë tronditur mbarë opinionin publik dhe shoqërinë shqiptare. I madh dhe i vogël po flet me shqetësim të thellë për këto fakte alarmante të depërtimit të krimit në parlament. I vetmi që hesht është Edi Rama. I vetmi që bën shurdhin dhe të paditurin është Edi Rama. Por faktet flasin vetë dhe Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi”,-thuhet në deklaratën e PD-së.

 

Kuvend/ Opozita vijon bojkotin, Basha i përgjigjet këtë javë letrës së Ramës

Pas incidentit të ndodhur në seancën e kaluar plenare mes deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, opozita do të vazhdojë bojkotin e Kuvendit të Shqipërisë edhe në ditët në vijim. Ndërkaq, lidhur me letrën e dërguar nga Kryeministri Rama në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, opozita pritet ti përgjigjet me të njëjtën formë. Burime brenda PD-së theksojnë se grupi parlamentari i PD-së pritet ti kthejë një përgjigje brenda kësaj jave Kryeministrit Rama, lidhur me reformën administrativo-territoriale.

Pas letrës së dërguar nga shoqatat e bashkive dhe komunave të kryesuara nga kreu i PD-së dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ka ardhur edhe përgjigjja e Kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në letrën e dërguar të martën e kësaj jave, të zbardhur vetëm dy ditë më parë, kreu i qeverisë bëri të ditur se ka konstatuar në rezolutë pika të shumta të përbashkëta me draftin e qeverisë. Në këtë kontekst, ai kërkoi nga lideri i opozitës që ta realizojnë së bashku reformën administrative territoriale e për këtë qëllim Rama bëri të ditur se është i gatshëm të zhvillojë një takim me Bashën. Por në letrën e tij, Kryeministri ka bashkangjitur si përgjigje shpjegimin e ministrit përgjegjës të çështjes, Bledi Çuçi, i cili hedh poshtë propozimet e të djathtëve dhe vendorëve për ta nisur këtë reformë me decentralizimin. Sipas mazhorancës, fillimi i punës me decentralizimin përbën një reformë të nisur së prapthi. “Qeveria me mbështetjen e partnerëve ka përmbushur të gjitha parimet e vëna në dukje në rezolutën e opozitës dhe se decentralizimi është një proces i vazhdueshëm, që do të thotë se duke ndjekur praktikën më të mirë ndërkombëtare, paketa e decentralizmit do të jetë faza tjetër e punës”,- thuhej në letër.