Ngërçi në reformen në drejtësi/ Presidenti Meta: Bashkëpunim pozitë-opozitë për të kaluar çdo moment të vështirë

0
145

Presidenti Ilir Meta tha se duhet bashkëpunim politik për të zgjidhur ngërçet që krijohen efektet e reformës në drejtësi, siç është plotësimi me anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje gjatë konferencës së përbashkët me presidenten kroate, Meta tha:

“Reforma në drejtësi është shumë e thellë, madhore, komplekse. Duke shpresuar mbështetjen për ecurinë e kësaj reforme dua tu siguroj për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente. Ashtu siç kemi bërë më herët, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar çdo moment të vështirë që mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të drejtësisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here