Jetimorja e tmerrit! Pamjet e shtëpisë horror

0
179

Mexico Children RescuedPara dy ditësh autoritetet në Meksikë thanë se kanë arritur që të lirojnë qindra fëmijë e të rritur nga një jetimore, në të cilën abuzoheshin fizikisht dhe seksualisht. Këto janë pamjet e para brenda asaj që mediat e quajnë si shtëpia e horrorit. Autoritetet thonë se banorët e kësaj jetimoreje, detyroheshin të bënin seks me stafin, rriheshin dhe kyçeshin shpesh në një qeli, ku i linin pa bukë si ndëshkim. Dhjetë nga banorët e jetimores ishin aq të kequshqyer, sa policia nuk e përcaktonte dot moshën e tyre. Në këtë strehë jetonin 607 persona të rritur dhe fëmijë. Një kamion largoi nga streha plot 20 ton me plehra. Autoritetet thonë se jetimorja ishte e mbushur me minj dhe insekte. Maria Valdivia Vasquez, që priste të takonte nipin, tha se ata lejoheshin vetëm dy herë në vit që të bënin vizita. Por kur ajo vendosi që ta merrte nipin në shtëpi, për shkak të gjendjes së mjeruar, autoritetet e jetimores i kërkuan 5400 dollarë. “Njëherë më tha se donte që mamaja e tij të vuante atë që ai po vuante në jetimore,” tha Vasquez. Policia ka liruar edhe tre bebe nën tre vjeç, që mbaheshin në jetimore. Nëntë punonjës të strehës janë arrestuar dhe po merren në pyetje.