‘Shqipëria do t’i fal detin Greqisë’ Bushati zihet ngushtë, nuk di nga të ia mbaj…

1
444

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një intervistë në Zërin e Amerikës, u ftua të fliste në lidhje me deklaratën e homologut të tij grek Kotzias, se “shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale”.

I vënë në vështirësi nga pyetja, Bushati tha se “nuk e dinte se çka dashur të thotë Kotzias”.

Qeveria e Edi Ramës është vënë nën presion të fortë nga opinioni publik dhe opozita lidhur me mbajtjen nën fshehtësi të plotë të negociatave me Greqinë lidhur me marrëveshjen e detit.

Përgjigja “pa përgjigje” e Bushatit sot lidhur me komentet e qarta të homologut grek sipas të cilat, Greqia po zgjerohet pas kësaj marrëveshje, konfirmon më së miri shqetësimet rreth kësaj marrëveshje dhe arsyet se përse ajo po mbahet e fshehtë nga pala shqiptare.

Të njëjtin qëndrim Bushati ka mbajtur edhe për çështjen çame.

Ai tha se “nuk e kuptonte se nga vinte kritika që për këtë gjë nuk po diskutohej me palën tjetër”.

Pjesë nga intervista

Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?

Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.

Zoti Bushati në çfarë faze ndodhen negociatat me Greqinë dhe kur mund të përmbyllen ato?

Jemi në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitetit politik. Besoj se kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara edhe për ato çështje të cilat deri para pak vitësh konsideroheshin tabu…

Për shembull?

Për shembull, deri para pak vitësh konsiderohej tabu që të uleshim dhe të diskutonim për një marrëveshje të re përsa i përket kufizimit të zonave detare. Sot jemi pikërisht në mesin e këtij procesi dhe një pune voluminoze. Deri para pak vitesh mohohej ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Sot për sot ne kemi një diskutim të qenësishëm jo vetëm për shfuqizimin e ligjit të luftës, por edhe pasojave kryesisht ligjore që vijnë nga ligji i luftës.

Po çështja çame po diskutohet? Ka kritikë që mendojnë që ju nuk po e diskutoni çështjen çame, ata që përfaqësojnë komunitetin çam në Shqipëri.

E para, nuk e di se nga ku vjen kjo kritikë sepse faktet flasin qartë.

Nga Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së.

Në 2013 për herë të parë në programin e një qeverie të votëbesuar në Kuvend është përfshirë çështja çame si pjesë e programit të politikës së jashtme, që do të thotë se e gjithë loja që është luajtur në kurriz të kësaj çështjeje, sidomos me qeveritë e kaluara, është mbyllur njëherë e mirë me përfshirjen e kësaj çështje si pjesë e programit të politikës së jashmte. Së dyti, kur ka nisur procesi i dialogut instensiv në vitin 2016, të dyja palët Shqipëria dhe Greqia në nisje të këtij procesi kanë shkëmbyer opinionet dhe mendimet e tyre rreth gamës së çështjeve.

Greqia nuk e njeh çështjen çame. A mund të ketë përparim në këtë çështje?

Këto janë dy pyetje që kërkojnë dy përgjigje të ndryshme. Pjesa e parë, në lidhje me qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Greqisë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Ju më pas thoni që Greqia nuk e njeh (çështjen çame). Mund t’ju them se edhe për çështje tjera kemi pasur situata totalisht të konceptuar ndryshe nga ne dhe Greqia. Por me vullnet, me bisedime dhe me punë palët kanë arritur që të përafrojnë qëndrimet e tyre. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t’i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here