Gjosha: Shqipëria po i afrohet një skenari grek të falimentit të shtetit

0
322

Deputetja e LSI Klajda Gjosha, përmes nje postimi ne facebook ka shkruan se sot Shqiperia po vuan historia e konçensioneve, qe është ajo më e rrezikshmja që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë. Konçensionet e pafundme dhe pa kriter tregojnë mungesën e vizionit ekonomik të një qeverie. Tregojnë dembelizëm në planifikimin dhe prioritizimin e sektorëve kyç.

Postimi i plotë:

Historia e konçensioneve është ajo më e rrezikshmja që mund të kemi imagjinuar ndonjëherë. Shqipëria po i afrohet një skenari grek të falimentit të shtetit që mund të jetë katastrofike për shtetin dhe për çdo qytetar shqiptarë!

Në pamje të parë për secilin nga ne mjafton të shohim disa investime për t’u vetëkënaqur me punën e qeverisë. Shumë pak janë ata që bëjnë analizën e thellë se çfarë fshihet pas këtyre insvestimeve:

E para konçensionet e pafundme dhe pa kriter tregojnë mungesën e vizionit ekonomik të një qeverie. Tregojnë dembelizëm në planifikimin dhe prioritizimin e sektorëve kyç, që duhet të mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.

E dyta, ato favorizojnë biznese të caktuara, të përzgjedhura pa asnjë transparencë e proçedurë ligjore. Biznese këto të cilat nesër për qeveritarët mund të përkthehen në të ardhurat e tyre personale dhe familjare.

Qarkullimi i parave të pista, të padeklaruara është shpesh ushqimi i konçensioneve qeveritare. Kjo nuk është vetëm një vepër penale po e centralizon ekonominë dhe biznesin në duart e disa individëve që gjatë gjithë jetës do të ushqejnë monopolet e tyre, duke privuar të gjithë ata qytetarë apo biznesmen të ndershëm që të bëhen pjesë e tregut.

E fundit por jo për nga rëndësia çdo investim me anë të konçensioneve do të paguhet dhjetëra herë më shumë nga taksat e gjithë secilit prej nesh. Dhe për më tepër ai është një borxh i madh, një gropē e madhe në buxhetin e shtetit!

E nëse buxheti i shtetit nuk do të përgjigjet dot për këto borxhe, shumë shpejt do ta gjejmë veten të falimentuar, me qytetarë që do të duan ta braktisin vendin e me biznese që do t’i vihet qepeni.

Nëse ka një çështje që duhet të na bashkojë sot, është pikërisht të shpëtojmë Shqipërinë nga kriza e rrezikshme që do të na zhdukte si komb!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here