Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko”

0
304

Nga Kreshnik Spahiu

Pas një shekulli kufijtë e territoreve shqiptare janë bërë sërish pjesë e tenderimit por me një ndryshim esencial, nëse 100 vite më parë na tenderuan ndërkombëtarët tani po na nxjerrin në ankand bajraktarët. Rama dhe Thaçi dy partner ideologjik të së majtës shqiptare sapo kanë filluar një lojë të rrezikshme në Shqipërinë natyrale por dhe më gjerë në Ballkan. Lëvizjet përtej kufijve të oborreve të tyre politike duhen denoncuar si akte të rrezikshme pë integritetin territorial shqiptar dhe përmbajnë vepra penale sipas kushtetutave përkatëse për këto arsye:

1- Presidenti apo kryeministri i Shqiperisë dhe i Kosovës nuk kanë asnjë tagër juridik për ndryshimin e kufijve të këtyre dy shteteve pa marrë pëlqimin e dy parlamenteve dhe populllit me referendum.

2- Thaçi dhe Rama kanë nisur një zhurmë “patriotike” për të mbuluar dy tradhëtitë anologe të demarkacionit me kufirin e Malit të Zi dhe delimitimin e ujrave me Greqinë,  të dyja respektivisht në disfavor të shqiptarve.

3- Thaçi dhe Rama kan thirrur në ndihmë ministrin me mbiemër serb “Majkon” të deklaroj shashkën e heqjes kontrrollit pasaportave Shqiperi-Kosove, si fishekzjar per mos u diskutuar asimilimi dhe humbja e teritoreve

4- Ndryshimi i kufijve nuk eshte akt politik qe zgjidhet me intervista mediatike kryeministrash por me referendum popullor.

5- Thaçi kerkon ti shpetoj gjykatës speciale duke u strehuar te patriotizmi ndersa Rama kerkon te shmang Vetingun per politikanet që rrezikohen nga ambasadorja e re amerikane që do mbrrij në Tiranë.

6- Rama dhe Thaçi nuk mund të braktisin 600 mij shqiptarët e Iliridës në Maqedonin Veriore dhe perndimore dhe të konsiderojnë dy katunde në Lugun të Preshevës si korigjim historik. Harresa nuk eshte e rastesishme por e qëllimshme pasi nuk e kanë seriozisht ndarjen e kufijve.

7- SHBA dhe BE smund te lihen jasht këtij proçesi kur ato kan shpenzuar miliarda euro për çlirimin e shqiptarve nga pushtimi sllav.

8- Presheva s’mund të këmbehet me Mitrovicën se atë s’ja ka lënë “majka” as Thaçit as Ramës.

9- jo rastësisht Ka reaguar edhe analisti amerikan, Daniel Serwer, pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme. Ai thotë se kjo mund të sjellë destabilizim të Ballkanit.

Serwer, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me zotin Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Kjo sjell destabilizimin e Ballkanit

Për të gjitha këto arsye, lojës Rama-Thaçi për ndryshim kufij dhe këmbim teritoresh i ka dal boja dhe i vjen era e tradhëtisë por qē fatkeqsisht do jetë me pasoja shekullore, pasi shqiptarët vazhdojnë të falin dhe humbin territoret kuq e zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here