Kosovarët shpërthejnë ashpër kundër Thaçit

0
322

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Taçi, ka folur sërish sot për një korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës.

Por menjëherë pas statusit të tij, kanë qenë të shumta reagimet e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë masakruar me komente presidentin Thaçi, madje duke i kërkuar atij edhe dorëheqjen.

Ja postimi i Thaçit:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH

Reagimet e qytetarëve:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here