Bashkëshortja dhe vajza e John McCain përlotin me mesazhet e tyre

0
248

Ndarja nga jeta e senatorit amerikan John McCain kashkaktuar dhembje në mesin e të gjithëve atyre që e njohën dhe punuan me të, po sigurisht që vuajtjet më të mëdha është duke i kaluar sot familja e tij.

Bashkëshortja dhe vajza e senatorit që ishte 6 mandate i zgjedhur kanë përlotur të gjithë ndjekësit e tyre me atë që kanë shkruar për largimin nga jeta të John.

“Zemra m’u copëtua. Jam kaq me fat që jetova aventurën e të dashuruarit të këtij njeriu për 38 vjet. Ai iku sikurse edhe jetoi, sipas kushteve të tij, i rrethuar nga njerëzit e dashur, në vendin që ai e donte më së shumti”, këto kanë qenë fjalët e bashkëshortes së tij Cindy në nje postim ne Twitter.

Sakaq, edhe e bija i ka kushtuar nje leter prekese te atit, ku shkruan mes dhimbjes se gjithçka që ajo është sot i dedikohet atij.

Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot. Isha me babin tim kur dha shpirt, ashtu siç ishte ai me mua në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti, më mësoi, më korrigjoi, më ngushëlloi, më jepte kurajë dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte, dhe unë e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bënë mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenit mashkull.

Për gjithçka jam e gjithçka kam, është falë tij. Tani pasi ai iku, detyra ime në jetë është të jetoj sipas shembullit të tij, pritshmërive të tij dhe dashurisë së tij.

Vdekja e babait tim erdhi me plotë dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që digjte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njëjta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne. Lutjet tuaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara.

Babai im iku dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë vetëm një vajze që e adhuron të atin. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehati në këtë shprehje: John Mçain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave:

“Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here