Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë në zonën e Livadhes në Shkodër.
Viktima është gjetur i vrarë, ndërsa në një zonë pak më larg është gjetur mjeti i braktisur. Mendohet se i riu është vrarë diku tjetër, dhe trupi është hedhur aty.
Faxëeb.al raporton se viktima është Arjan Ferracaku, 30-vjeç, ndërsa është shumë herët të flitet për shkaqe të kësaj vrasjeje. Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.
Në një postim në rrjetet sociale vetëm rreth 4 orë më parë biznesmeni I vrarë nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim nëse ndihej I kwrcënuar dikush.
Ai madje njofton për një garë me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit Vllaznia, ku shkruan se të gjithë ata që duan të marin pjesë të paraqiten nga data 1 deri më 14 shtator për regjistrim kundrejt një pagese.
Zona e Livadhes është e thellë dhe kjo ka vonuar disi në lokalizimin e mjetit. Policisa e ende nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, ndësa hetimet vazhdojnë.