Reperja e njohur Tayna brenda një viti i ktheu këngët e saj në një fenomen.
Shumë shpejt emri i saj ishte kudo dhe këngët e saj kërceheshin nga të gjithë.
E apasionuar pas repit, Tayna emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala ka nisur të merret me këtë rrymë që në adoleshencë.
Deri tani ajo ka realizuar 3 këngë, ndërsa kundërshtimet për të dhe akuzat për ndërhyrje estetike shtohen çdo ditë.
Një cover i këngës Gangsta të Kat Dahlia i publikuar 3 vite më parë, duket se ka qenë përpjekja e parë e Taynës për të hyrë në tregun muzikor.
Që nga ajo kohë përveç ndryshimeve në look nuk ka ndonjë ndryshim rrënjësor në imazhin e reperes.