Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive.
Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi.
Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falenderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e rradhës.