Studimi/ Vëllezërit dhe motrat më të vjetra janë më të mençur dhe më të suksesshëm

0
173

sibling-rivalry-boysFëmijët e parë të lindur janë më të mençur dhe më herët do të bëhen më të suksesshëm se vëllezërit dhe motrat më të reja, tregojnë hulumtimet tashmë disavjeçare. Mirëpo, nga ana tjetër, vëllezërit dhe motrat më të vjetra janë më shumë cinikë dhe më pak u besojnë të tjerëve, andaj të rinjtë janë shumë më kryengritës. Rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave është i kushtëzuar me radhën e lindjes, ndërkaq nëse jeni lindur i pari, i dyti apo i treti në familje mund të ndikojnë në personalitetin tuaj, por edhe në inteligjencën. Fëmijët që lindin të parët, janë më të mençur, derisa vëllezërit dhe motrat më të rinj marrin nota më të mira, thuhet në hulumtim. Zbulimi bazohet në një debat dhe vëzhgim i cili ishte kryer për një periudhë më të gjatë kohore. Por studimi po ashtu jep një kontradiktë rreth idesë së propozuar se, për shembull, fëmijët që lindin të parët janë më të hapur dhe më komunikues. Zbulimet qesin dritë në influencën e marrëdhënieve në mes të motrave dhe vëllezërve, e cila shumë shpesh ka më pak vëmendje në krahasim me atë nënë-fëmijë ose babë-fëmijë, thotë dr. Tiffany L. Frank, mjeke në universitetin Adelphi në Long Island, Nju Jork, që njëherësh ishte edhe udhëheqëse e këtyre hulumtimeve. Ata po ashtu sugjerojnë disa dallime të natyrshme që ekzistojnë në mesin e vëllezërve dhe motrave, dallime këto që do të mund të shtohen, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë prindërit. “Derisa prindërit dëshirojnë që secilin prej fëmijëve të tyre ta trajtojnë në mënyrë të barabartë, pothuajse një gjë e tillë është e pamundur”, kështu ishte shprehur dr. Frenk në përvjetorin e 118-të të Konventës së Shoqatës së Psikologëve Amerikanë. Shumica e studimeve paraprake ishin bazuar në ndikimin e radhës së lindjeve të fëmijëve, nga familjet e ndryshme. Për shembull, disa studime kishin shikuar presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, laureatët e çmimit ‘Nobel’ për paqe apo astronautët e NASA-s, nëse ishin fëmijët e parë të lindur apo kishin lindur pas disa fëmijëve tjerë. Presidentët amerikanë dhe laureatët e çmimit ‘Nobel’ për paqe ishte zbuluar se ishin fëmijët e parë të lindur në familje, e po ashtu ishin edhe 21 nga 23 astronautët e parë të NASA-s.

 

 

Si të sillesh gjatë një ataku kardiak

Shumica e njerëzve gjenden vetëm kur pësojnë sulm në zemër, janë të pafuqishëm dhe i kanë gjithsej 10 sekonda para se të humbin vetëdijen. Shumë persona vuajnë nga zemra, shumë prej tyre mendojnë me vete: “Nëse më zë një atak kardiak, si të veproj?” Kardiologët janë ata që kanë dhënë një zgjidhje të shpejtë. Personi duhet të marrë frymë thellë dhe më pas të kollitet fuqishëm.

Ata theksojnë se nëse një person që vuan nga zemra ndien që rrahjet i janë çrregulluar, atëherë ai ka vetëm 10 sekonda për të vepruar para se të humbë vetëdijen. Frymëmarrja ndihmon që ju të ushqeheni me oksigjen mjaftueshëm, kurse kollitja fut zemrën në punë duke bërë që gjaku të nisë sërish qarkullimin. Çdo frymëmarrje duhet të jetë e thellë dhe duhet marrë para çdo kollitje. Më pas kollitja që do pasojë duhet të jetë e fuqishme, në mënyrë që të përpiqet të prodhojë pështymë nga fundi i grykës, nga brendësia e gjoksit. Kjo metodë duhet përsëritur çdo 2 sekonda, një frymëmarrje një kollë, derisa rrahjet e zemrës të normalizohen.

 

Më shumë ujë për zemër të shëndetshme

Studiuesit amerikanë thonë se konsumimi i së paku pesë gotave ujë në ditë mund të pakësojë rrezikun për të vdekur nga sulmi në zemër krahasuar me ata që kanë pirë vetëm nga dy gota. Një studim kishte përfshirë më shumë se 20 mijë persona, gra dhe burra të moshës mbi 38 vjeçe të cilët janë përcjellë për gjashtë vite. Gjatë kësaj periudhe 246 persona kishin vdekur nga sëmundjet e zemrës. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë pirë 5 gota ujë në ditë kishin 41 për qind gjasa më të pakta të vdesin nga probleme te zemrës, derisa te meshkujt të cilët kanë pirë të njëjtën sasi ky rrezik është ulur madje 54 për qind. Mjekët thonë se konsumimi i sasive të mëdha të ujit pengon krijimin e mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë sulmin në zemër.