Kush i zhduki dinozaurët?

0
173

riBEkL4i6Ishte një anë dhe kanadezë mbërritën në përfundimin se dinozaurët mund t’i kishin mbijetuar asteroidëve nëse Toka do të ishte goditur prej tyre në një diferencë kohore prej pak miliona vitesh, para ose pas momentit kur mendohet se ata kanë rënë në tokë. Shkencëtarët mbërritën në këtë rezultat pas një studimi disa-vjeçar. Ata thonë asteroidët i gjetën dinosaurët në momentin më të dobët të tyre, kur toka ishte e pushtuar nga një aktivitet i lartë vullkanik dhe sizmiologjik dhe kur niveli i ujërave të oqeaneve ishte rritur ndjeshëm. Nëse aseroidët do të godisnin tokën disa miliona vite para ose pas, atëherë kur planeti të ishte stabilizuar, kur aktiviteti vullkanik dhe ai sizmiologjik do të ishte normal, atëherë dinosaurët me shumë gjasa, thonë shkencëtarët, do të kishin mbijetuaz. “Pesë milion vite para goditjes dinozaurët ishin më të fortë, zinxhiri ushqimor ishte më stabël dhe ishte e vështirë të zhdukje një specie. Ndoshta po të kishin edhe disa miliona vite kohë për të rimëkëmbur diversitetin e tyre, ata do të kishin mundësi më të mira për të mbijetuar”, thotë Steve Brusatte, shkencëtar i Universitetit të Edinburgut dhe pjesëtar i grupit prej 11 vetash që ndërmori studimin. Dr. Brusatte dhe bashkëpunëtorët e tij në studimin voluminoz të botuar në revistën “Biological Reviews” mendojnë se nëse asteroidët do të kishin rënë në një moment tjetër me diferencë kohore prej pak miliona vitesh, dinosaurët do të ishin akoma padronë të Tokës. Ne apo ata? Shkencëtarët besojnë se ne nuk do të ekzistonim në një skenar të tillë. Ata thonë se nga zhdukja e dinozaurve “zunë mend” mamalët, përfshirë njeriun. Mendohet se dinozaurët mbretëruan në Tokë për më shumë se 160 milion vite ku kanë evoluuar duke i shpëtuar zhdukjes…deri në momentin e goditjes së asteroidëve.

 

Prifti: Një shpirt djallëzor po më dërgon mesazhe në cellular

Një prift polak thotë se një shpirt djallëzor po i dërgon mesazhe kërcënuese në celular pasi u përpoq të kryente ekzorcizëm ndaj një vajze adoleshente. At Marian Rajchel nga Jarosllava është shprehur se fakti që shpirti i keq po e ngacmon me mesazhe në celular, tregon se eksorcizmi i tij nuk ka dhënë rezultat. “Ai që më dërgon mesazhe është një shpirt djallëzor që ka pushtuar vajzën”, tha prifti për mediat lokale duke shtuar se Djalli dhe ndjekësit e tij e përdorin shumë mirë teknologjinë moderne.  “Në shumicën e rasteve, pronarët e celularëve nuk e dinë që po përdoren dhe ky është një rast i tillë. Në njërin nga mesazhet që kam marrë shkruhet: “Ajo nuk do të çlirohet. Ajo është prona ime. Cdo njeri që lutet për të, do të vdesë!” Më pas, më shau duke më quajtur një prift idiot”, tha Rajchel. “Është e padiskutueshme që kjo vajzë e re është pushtuar dhe ka nevojë për ndihmë”, shtoi prifti.

 

Zbulohet një tjetër vrimë gjigante misterioze në Rusi

Pas dy vrimave vigane në ujdhesën Jamall të qarkut Tazofski, raportohet edhe për një krater tjetër në veriun e skajshëm të Rusisë, në siujdhesën Tajmir. Edhe vrimën e tretë e kanë zbuluar gjuetarët e irvasëve në fshatin Nosik, të cilët përpak kishin rënë në të, meqë nuk e kishin vënë re si pasojë e borës së madhe. Vrima ka trajtë përsosmërisht të rrumbullakët, që e dallon nga të tjerat të zbuluara më parë. Pavarësisht se ka diametër më të vogël (rreth katër metra), është e thellë 60 deri 100 metra. Tashmë atje kanë mbërri ekspertët, por ata nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyet e saj, ndryshe nga dy vrimat e para për të cilat kishin deklaruar se ishin krijuar pas shpërthimit të gazit nga toka. “Nuk duket se e ka bërë dora e njeriut, por as se është fenomen natyror. Është me formë tepër të përsosur”, transmeton fjalët e njërit nga ekspertët, “Times Siberian”.

kombinim fenomenesh natyrore, atmosferike dhe natyrisht goditja përfundimtare; ajo e asteroidëve që çuan në zhdukjen e dinozaurve 66 milion vite më parë. Një grup prej 11 shkencëtarësh britanikë, amerik