Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë sot, për ti dhënë ndihmë 33-vjeçarit shqiptar Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë, si pjesë e rëndësishme e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine në Ankona.
Siç raportojnë këtë të premte mediat lokale, 33-vjeçari u shoqërua nga policia në gjykate mëngjesin e sotëm, por në hyrje të saj u ndje keq dhe humbi ndjenjat. U desh ndërhyrja e mjekëve për ti dhënë ndihmë shqiptarit, të njohur edhe si “Visi”, ndërsa seanca u shty.
Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli.