Raporti i OBSH-së: Alkooli vret 3 milionë njerëz në vit

0
217

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Sipas të dhënave të marra nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 2,3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë këtu aksidentet në trafik apo vetëvrasjet.

Raporti që publikohet çdo 4 vite flet për pasojat e vazhdueshme të alkoolit në shëndetin publik në të gjithë botën dhe nënvizon se të rinjtë janë më të prekurit. 13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj rreth të njëzetave. Raporti po ashtu nënvizon se konsumi i alkoolit është më i madh tek të varfërit sesa tek të pasurit.

Ekspertët e OBSH-së thonë se pasojat e alkoolit janë jashtëzakonisht të mëdha. Fatkeqësisht, implementimi i politikave më efektive qëndron, sipas tyre, shumë prapa manjitudës së problemit dhe sipas parashikimeve, konsumi i alkoolit do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.

Evropa mbetet rajoni që konsumon më shumë alkool në shkallë globale dhe është fajtor për më shumë se 10% të të gjitha vdekjeve në kontinent.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here