Arrestohen dy shtetas në Shijak, kanë kanosur me armë zjarri…

0
174

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune të mirëorganizuar policore kanë finalizuar operacionin e koduar “Binari Hekurudhor”.

Janë ndaluar shtetasit:

• Domeniko Ceni 21 vjeç, banues në Sukth;

• Isuf Drenova 19 vjeç, banues në Sukth.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

• A.N. 24 vjeç, banues në Sukth.

Shtetasi D.Ceni në bashkëpunim me shtetasin I. Drenova (i ndaluar më dt.30.09.2018), për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.V. 17 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 armë zjarri automatik model 56.

Shtetasi A.N. nga veprimet hetimore dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk e ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja”dhe
” Prodhimi dhe mbajtja la leje e armëve luftarake” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve D.Ceni dhe I.Drenova dhe veprën penale “Moskallëzimi i krimit “në ngarkim të shtetasit A.N.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here