Gjatë vizitës në SHBA, ku Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon takime të shumta ai ka vizituar edhe McCain Institute dhe ka takuar drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker.
Ai bën publik këtë takim në faqen e tij në facebook.
Ja shënimi i tij i plotë:
I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker. Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.