‘Kufijtë’, Haradinaj tallet keqaz me Thaçin

0
188

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë “ka vdekur” dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve.

“I shpreh ngushëllimet e mia për këtë ide të kufijve, pasi që mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë ai.

Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti, ndërsa Haradinaj vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion.

Ai pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadarenë, është shprehur optimist sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here