I pyetur nëse opozita po e bojkoton parlamentin, kreu i saj Lulzim Basha u deklaroi gazetarëve shprehimisht sot se “nuk ka bojkot qeveritar!”
“Nuk ka bojkot qeveritar!Ne kemi qënë më aktivë se mazhoranca në propozimin e projektligjeve dhe në hartimin e nismave. Nuk ka bojkot parlamentar. Nëse e marrim atë vendim, kur ta marrim, nuk do të kemi frikë ta marrim.”
I pyetur pse nuk shkojnë në Kuvend, Basha reagoi: “Po ku të jemi, tek Taulanti, tek Çyrbja, tek Rraja, tek Xhafa?!”