Me sa duket, lidhja e dashurisë së çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West po shkon aq mirë sa të dy janë të fokusuar vetëm te njëri-tjetri. Kim-it duket se nuk po i intereson më as pamja e saj apo trupi, sepse kohët e fundit e ka urgjente nevojën për tu dobësuar. Ylli televiziv është shprehur se më në fund ka disa ditë pushim dhe mund të shkojë në palestër lirisht. 32-vjeçarja kishte veshur streçe, ndërkohë që tregon format e saj seksi, të cilat kanë nevojë për pak ushtrime. Ndërkohë Kim është duke ndikuar gjithashtu edhe në karrierën e Kanye-it. Këtë gjë e ka bërë të ditur revista amerikane. “New York Daily News” raporton se Kanye ka pasur një rënie një drastike dhe kjo për shkak të Kimit. “Jeta e tij personale është bërë më e fuqishme sesa muzika”, ka thënë një burim i afërt me çiftin. Po kështu, mediat e huaja shtojnë se kudo që shkon, 35-vjeçari merr me vete edhe të fejuarën e tij. “Sa herë që ai këndon, dëshiron që edhe Kim të jetë aty. Kjo nuk është një gjë e mirë,sepse ai nuk po arrin ta marrë veten dhe të ketë një karrierë më serioze”, – theksojnë mediat.