Arrestimi nudo i Stresit/ Reagon nëna: Gati padia për prishje imazhi…

0
201

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Nëna e këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, pohoi se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.

“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhje anashkalimin e tij”, tha nëna. Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, afër Dajtit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here