Nga Kukësi e Saranda në Pogradec për Lotarinë Amerikane

0
208
  • Numri i lartë i fituesve ndër vite, por dhe miti që qytetet juglindore nxjerrin më shumë fitues e ka kthyer këtë qendër interneti në Pogradec gati në një vend pelegrinazhi për një pjesë të aplikuesve të Lotarisë Amerikane.

“Është si fat thonë po aplikove këtu”, tha një qytetar.

Që prej nisjes së  lotarisë, qindra qytetarë janë dyndur në juglindje vetëm për këtë qëllim.  Kryesisht nga Tirana, por nuk mungojnë as ata nga qytetet e largëta, si Kukesi, Saranda.

“Kanë dëgjuar mik pas miku që ne këtu jemi shumë të suksesshëm dhe duan të provojnë të gjithë”, tha pronari i qendrës së interentit.

Ata janë kryesisht të rinj të cilët duan të largohen nga Shqipëria.

Shkak është papunësia dhe mundësia për një jetë më të mirë në SHBA.

“Për një jetë më të mirë, duke qenë se vendi nuk ofron shumë mundësi”, tha banori.

Pronari i qendrës së internetit thekson se cdo vit numri i aplikantëve rritet.

Ndërsa për numrin e lartë të fituesve, e lidh vetëm me korrektësinë në plotësimin e formularit, ku vëmendje e vecantë i kushtohet fotografisë.

“Sekreti i të gjithë aplikimit është korrektësia”, tha pronari i qendrës.

Aplikimet për llotarinë amerikane kanë nisur prej muajit tetor ndërsa përmbyllen në datën 6 të këtij muaji. Ndërsa emrat fitues shpallen në maj të vitit të ardhshëm.

Vitin e kaluar shqipëria vendosi një rekord mes vendeve europiane me 367 mijë aplikime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here