Dikur ata ishin pjesë e të njëjtit grup ‘Babastars’ dhe shokë të mirë, por duket e tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe reperat Agon Amiga dhe Ledri Vula nuk i kanë aspak marrëdhëniet mirë së bashku.
Ky duket është mesazhi i që përcjellë kënga e re e Agon Amigës, e cila ngjanë më shumë me një “diss” kundrejt Ledrit dhe reprëve të tjerë të grupit “Pint”, ku bëjnë pjesë MC Kresha, Lumi B, Gjiko etj.
Kënga e Agon Amigës titullohet “Qy qysh” dhe një pjesë e tekstit i ka bërë shumë fansa të mendojnë se ai ka bërë një “diss” kundrejt Ledrit.
“Unë s’po shoh Vulë, unë po shoh ku*vë, unë po shoh gay”, shprehet Agoni dhe shumë njerëz kanë menduar se ky është një dedikim kundrejt Ledri Vulës.
Pas kësaj ka ardhë përgjigjja e Ledri Vulës i cili mund të ja ketë fshirë këngën Agonit në Youtube.
Mirëpo reperi nuk e ka lënë me aq nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka shkruar :’Shumë shpejt kam me ja tregu ku e keni vendin p**** ‘ fjalë që me siguri ja drejton sërish Ledri Vulës.