Mustafaj: Karshillëku që bën Rama. Presidentit Meta nuk e dekreton Lleshin…

0
209

Diplomati dhe analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka komentuar thirrjet e nacionalistëve grekë të bëra gjatë ditës së djeshme në kohën kur po përcillej për në banesën e fundit Kostandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA me 28 tetor.

Sipas Mustafajt, sjellja e grekëve dje ishte një gjë e shëmtuar, e cila nuk i shërben përmirësimit të marrëdhënieve mes dy popujve dhe dy shteteve, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka cenuar atmosferën e fqinjësisë së mirë.

Ajo që pamë dje në Bularat është një gjë e shëmtuar. Nuk i shërben fare, por e dëmton frymën e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve tanë. Reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë edhe dje korrekt, janë kryer kontrolle, janë shmangur provokimet. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës ndaj tyre dhe kështu ndodhi. Shpallja e personave grekë “non grata” është plotësisht e argumentuar. Ne duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të realizohen pa një atmosferë. Kjo atmosferë është cenuar rëndë”,- tha ai.

Ai u ndal edhe tek qëndrimet greke për ngjarjen në Bularat, të cilat i cilësojë si të dyfishta: “Ka dy variante, pa asnjë diskutim. Ministria e Brendshme dhe e Jashtme iu bëri thirrje të vetëpërmbahen. Tjetër është parlamenti, i cili është paksa i eksituar. Mbajtja e zisë është një fyerja e fqinjësisë me dy vende. Ambasadorja greke duhej të merrte një distancim në Bularat. Nacionalizmi është një armë elektorale me peshë në territorin grek, sepse vitin tjetër ka edhe zgjedhje. Shoqëria greke nuk e ka sensin e autoriktikës. Edhe në Greqi kemi dy versione. Versioni i qeverisë është i përmbajtur, por edhe një version i nacionalizmit që ngjitet deri në parlament. Këto dy versione nuk kanë pika të përbashkëta. Tani gjërat janë në duart e drejtësisë. Prokuroria do të dalë në hetim të plotë me një konkluzion transparent për shqiptarët dhe grekët”,-shtoi Mustafaj.

Ish-diplomati shqiptar komentoi edhe mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës, ndërsa shtoi se nuk beson se Meta do ta dekretojë pas ridërgimit të emrit nga shefi i qeverisë.

Nuk besoj se Meta do e dekretojë Sandër Lleshin. Rikthimi kaq shpejt i dekretit nga ane Ramës është karshillëk që i bën Presidentit Meta dhe nuk do të funksionojë. Rama po shkel ligjet, ne nuk kemi në ligje zv/ministër të Partë. Kjo është antiligjore“,- deklaroi ndër të tjera Besnik Mustafaj.

Ai foli edhe për deklaratën e Vangjel Dules në Bularat, të cilën e cilësoi si korrekte. “Deklarata e Dules me përjashtim të momentin që tentoi të fliste në greqisht, që kërkoi një hetim ishte në limitet e korrektesës. Deklarata e kryeministrit në Twitter,nuk ishte e duhura. Por edhe gjuha e përdorur kur e quan i halabak, ishte një fjalë rrugë. Rama është një njeri, i cili kërkon të adhurohet nga nacionalistët. Minoriteti grek del më i humbur në një shoqëri multietnike. Minoritet ka gjithmonë për dashamirësinë e shumicën në vendin ku jeton. Njerëzit e Bularatit i pamë të eksituar bashkë me ato që erdhën. Ne mund të bëjmë hamendje, unë besoj se nuk do ta dekretojë sepse koha është kaq e shkurtër, që presidenti të krijojë bindjen. Ne nuk kemi një zv ministër të parë. Prezantimi i Ramës ishte gjetje tij dhe jo ligjore. Fjala e fundit do t’i mbetet presidentit. Të dy institucionet janë kushtetuese, ata i kanë të përcaktuar se sa dashuri do të ushqejnë për njëra tjetrën”,- tha mes tjerash Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here