Ndryshimet/ Si do ndryshon pensioni, duke paguar të plota sigurimet

0
158

pensioniBazuar në ndryshimet e parashikuara, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, duke filluar nga data 1.1.2015 e në vazhdim do të bëhët ripërcaktimi i koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësuar, përcaktimi i një page referuese për vjetërsinë e punës në ish- kooperativat bujqësore

Çdo punonjës që deklarohet me pagën reale në shtet, mund të përfitojë një pension më të lartë. Ka qënë Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, gjatë një turi për tu njohur me kompanitë që përfituan nga fondi i nxitjes së punësimit, i cili bëri të ditur se skema e re që hyn në fuqi në 1 janar 2015, u jep një pension më të lartë atyre që paguajnë më shumë kontribute. Skema e re e pensioneve e cila tashmë është miratuar nga parlamenti, pritet të sjellë ndryshime rrënjësore për sigurimet shoqëroe. Në këtë mënyrë ata që do të dalin në pension pas 1 janarit 2015, do të përfitojnë më shumë të ardhura. Po kështu do të rritet me 2 muaj çdo vit, dalja në pension e grave.

 

Llogaritja e pensionit

Sipas dispozitave aktuale, pensioni i llogaritur nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tre vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë. Praktikisht, këto dy kufizimi kanë bërë që kthimi i kontributeve të paguara gjatë gjithë karrierës në formën e pensionit, për të siguruarit me paga mbi pagën mesatare është në nivele shumë të ulëta (rreth 55%) ndërsa për të siguruarit me paga minimale kthimi i kontributeve është rreth 150% që do të thotë që marrin 50 % më shumë se sa kanë kontribuar. Me ligjin e ri baza për llogaritjen epensionit do të merret si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Duke filluar nga data 1 janar 2015, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara 1 janarit 1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1 janari 1994 deri në 31 dhjetor 2014. Këto do të indeksohen me atë që del nga pjestimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës.

 

Koefiçentët

Projektligji që paraqitet për shqyrtim ka ripërcaktuar rregulla të qarta dhe të sakta lidhur me indeksimin e pagave, mbi bazën e të cilave është paguar kontributi nga moment i pagesës deri në datën e daljes në pension. Bazuar në ndryshimet e parashikuara, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, duke filluar nga data 1.1.2015 e në vazhdim do të bëhët ripërcaktimi i koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësuar, përcaktimi i një page referuese për vjetërsinë e punës në ish- kooperativat bujqësore, eleminimi i dyshemeve administrative, që krijonin shkëputje në llogaritjen e pensioneve fshat-qytet edhe pas 20 vjetësh nga ndryshimet të para ligjore.

 

Llogaritja e pensionit për pagat minimale 1994-2014

1994-2014 Baza e vlerësuar ,15152 dhe 21677. Pensioni sipas formules së re: P = 6,640 (PS) + 35% * 21,677= 14,233

Vitet, indeksi i propozuar, Pagat, Baza e vlerësuar

aktuale, Baza e vlerësuar e propozuar

1994 5.86 8.59 2,466 14,447 21,192

1994 5.86 8.59 2,560 14,997 22,000

1995 4.44 6.92 3,180 14,113 22,000

1996 3.24 5.37 4,100 13,282 22,000

1997 2.97 5.37 4,100 12,185 22,000

1998 2.44 4.48 4,910 11,961 22,000

1999 2.32 3.64 6,040 14,013 22,000

2000 2.13 3.31 6,640 14,133 22,000

2001 1.99 2.83 7,773 15,462 22,000

2002 1.74 2.62 8,396 14,651 22,000

2003 1.60 2.34 9,403 15,053 22,000

2004 1.46 2.13 10,343 15,053 22,000

2005 1.30 1.93 11,376 14,782 22,000

2006 1.27 1.76 12,514 15,942 22,000

2007 1.22 1.67 13,140 16,096 22,000

2008 1.10 1.48 14,830 16,366 22,000

2009 1.06 1.36 16,120 17,105 22,000

2010 1.05 1.30 16,865 17,718 22,000

2011 1.05 1.25 17,540 18,428 22,000

2012 1.02 1.20 18,295 18,661 22,000

2013 1.00 1.16 19,026 19,026 22,000

2014 1.00 1.00 19,026 19,026 22,000