“Në të tre institucionet e arsimit të lartë, “Gjon Buzuku”, “Medicom”, por edhe “Nëna Mbretëreshë Gerdaldinë”, janë konstatuar shkelje, të cilat do të rëndojnë mbi qindra studentë të diplomuar aty”
Universitet private kanë dhënë diploma edhe për degët të cilat nuk ishin njohur nga Ministria e Arsimit. Për këtë arsye më mijëra diplma të cilat të rinjtë tashmë i kanë marrë, nuk kanë asnjë vlerë. Këtë fakt e konfirmon Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca i cili bëri të ditur se Ministria e Arsimit nuk do ti njoh këto diploma. “Në të tre institucionet e arsimit të lartë, “Gjon Buzuku”, “Medicom”, por edhe “Nëna Mbretëreshë Gerdaldinë”, janë konstatuar shkelje, të cilat do të rëndojnë mbi qindra studentë të diplomuar aty”,- tha Plarent Ndreca.
Denoncimi
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, tha se në pjesën më të madhe të regjistrave themeltarë mungojnë elementët e sigurisë, si dhe një pjesë e studentëve janë regjistruar në programe të palicencuara më parë nga Ministria e Arsimit. “Janë deklaruar të dhëna të rreme, të pasakta, pranë institucioneve zyrtare shtetërore. Nuk janë raportuar në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve sipas kërkesave të aktit ligjor në fuqi. Institucioni, në harkun kohor të 4 muajve, ka deklaruar të dhëna të ndryshme për numrin total të studentëve që disponon. Në Janar deklarojnë 136 studentë, ndërsa në Prill deklarohet 300 numri i studentëve. IAL ka diplomuar studentë para akreditimit të programit të studimit Bachelor në Infermieri dhe Mësuesi, Cikli i Ulët. Institucioni ka diplomuar studentë përpara datës së akreditimit, në disa programe studimi që ka hapur në kundërshtim me nenin 25, pika 1 dhe 62, pika 3 e arsimit të lartë, ku parashikohet se çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit”, u shpreh Plarent Ndreca. Më tej Sekretari i MAS thekësoi se nga të gjithë institucionet e arsimit të lartë, të cilëve iu është hequr licenca nga Këshilli i Ministrave, janë 3 institucione të cilëve iu është hequr licenca për shkak se është konstatuar mosfunksionimi i tyre, apo vetëmbyllja e tyre. Këto janë “Akademia e Ndërtimit të Tiranës”, institucioni i lartë “Elitë” dhe “Justiniani i Parë”. Këtyre iu është konstatuar mbyllja e aktivitetit”, deklaroi më tej Ndreca.
“Medicom”
Kolegji profesional “Medicom”, ka shkelur 17 nga 37 kriteret. Një ndër to është fillimi i aktivitetit një vit më parë se të plotësonte dokumentacionin, nuk ka numrin e kërkuar të personelit dhe kualifikimin e duhur të tij. Ndërkohë që sipas sekretarit të Ministrisë së Arsimit, “Medicom” ka deklaruar të dhëna të rreme pranë Ministrisë së Arsimit. Në janar ka deklaruar 136 studente ndërsa në prill 300 të tillë. Ndreca thekson se ky kolegj nuk garanton vazhdimësinë akademike dhe nuk siguron kompensimin financiar të studenteve në rast falimentimi. Nga ana tjetër, ka studentë që nuk figurojnë të jenë regjistruar në regjistrin themeltar.
“Nëna Mbretëreshë Geraldinë”
Shkolla e lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” u mbyll pasi nuk plotësonte 24 nga 37 kriteret e kërkuara. Në programin e infermierisë i kanë filluar regjistrimin dhe mësimdhënien 2 vite para licencimit dhe në programin e ciklit të ulët “Mësuesi” një vit para se të regjistroheshin. Ky institucion ka diplomuar studentë përpara se të akreditohej, nuk kanë numrin minimal të personelit, nuk kanë kualifikimet e duhura, janë deklaruar të dhëna të rreme pranë institucioneve shtetërore, regjistrimet e studentëve nuk janë me data progresive, por janë bërë tejkalime datash dhe vitesh.
“Gjon Buzuku”
Shkolla e lartë “Gjon Buzuku” ka shkelur 16 nga 37 kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit. Kjo shkollë është licencuar dhe është pajisur me leje për zhvillimin e veprimtarisë sipas një strukture të përbërë nga 2 fakultete, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ndërsa për Fakultetin Ekonomik nuk ka vendim në lidhje me licencimin e tij, por vetëm të disa programeve. Veç këtyre, universiteti përdor nëpër broshura dhe faqen e ëebsite emrin si Universiteti i Shkodrës “Gjon Buzuku” duke çorientuar studentet.
5 ditë
Peligrinazhi në malin e Tomorit, Nishani: Bashkjetesa fetare, vlerë e vendit tonë
Mijëra besimtarë i janë drejtuar malit të Tomorrit, për ritin e përvitshëm drejt vendit të shenjtë, Kulmakut, në ato që njihen si ditët e pelegrinazhit. Për herë të parë, pjesë e kësaj feste të bekuar u bë dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Nishani e cilësoi pelegrinazhin e përvitshëm si një festë mbarëshqiptare, e cila i kalon kufijtë. Sipas Presidentit Nishani, një nga arsyet e vizitës së Papa Francekso në Shqipëri më 21 shtator, është dhe toleranca dhe bashkëjetesa fetare në vend, si një vlerë e çmuar e këtij populli. “Kjo bashkëjetesë fetare është fryt i drejtuesve fetar. Këto vlera dhe visare të çmuara të vendit tonë, jo vetëm do ja lëmë trashëgimi brezave të ardhëm por dhe do i eksportojmë. Fati i shkruar ndonjëherë na ka vënë krah për krah, me ide e bindje fetare të ndryshme”. -tha Nishani. Gjatë ceremonisë në ndër të festës dhe pelegrinazhit, Baba Mondi përshëndeti pjesëmarrësit. “Është kënaqësi e veçantë tj’u përshëndes sot, por ajo e para dhe më domethënësja është numri juaj i madh dhe devocioni i besimtarëve. Rruga e këtij mali plotë shenjtëri dhe kjo teqe është mbushur me optimizëm.
Abaz Aliu ka qenë trimi dhe paqja e zotit qoftë mbi të. Vlerat e jetës i kanë falur shumë këtij mali të shenjtë. Duke dashur familjen, shoqërinë, zoti na dhëntë paqe dhe mirësi mes njëri tjetrit. Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i jep simbolin e Mirënjohje të veçantë Presidentit të republikës, Bujar Nishani”. -tha gjatë fjalës së tij Baba Mondi. Festa e Abaz Aliut në malin e Tomorrit shoqërohet me flijimin e deles ose të qengjit, çka do të thotë që shpirti i kurbanit shkon lart, ndërsa mishi i tij shpërndahet. Çdo vit, ky ritual vijon për 5 ditësh, ku dje ka kulmuar me një numër të madh vizitorët.