Skandalet e LALIT nuk kanë fund/ I jep tenderin për rikonstruksionin e shkollës në Surrel vëllait të deputetit…

0
227

Shkolla e mesme “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Bashkia e Tiranës, që është autoritet kontraktues, i ka dhënë tenderin kompanisë ‘Dajti Park 2007’, e themeluar nga Kujtim Qefalia.

Kujtim Qefalia është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, dhe njëkohësisht mban postin e drejtuesit të Njësisë Administrative në zonën e Dajtit.

Në garë hynë shtatë kompani, por dy prej tyre nuk paraqitën asnjë ofertë. Ndërkohë, ‘Dajti Park’ e ka fituar tenderin me ofertën 44, 339, 123 lekë, që ishte edhe oferta më e lartë e paraqitur.

Kompania “Dajti Park 2007” ka ndryshuar tre herë emër, ndërkohë që është e njëjta kompani që Kujtim Qefalia ka themeluar në vitin 1999 me emrin tregtar “Qefalia” shpk. Në vitin 2004, emri i kompanisë do të ndryshohej në “Vllaznia” shpk. Më 22.01.2007, përpara se Kujtim Qefalia të kandidonte për kryetar të komunës Dajt, i shiti aksionet e kompanisë në vlerën e 650 milionë lekëve te shtetasi Ylber Kalaja. Ky i fundit e ndryshoi pak muaj më vonë emrin e kompanisë duke vendosur emrin “Dajti Park”, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe në bordin e kompanisë kanë hyrë dhe kanë dalë disa herë si administratorë dy vëllezërit e tjerë Qefalia, Aqifi dhe Lulzimi.

Ky është një tjetër rast flagrant ku kryebashkiaku Erion Veliaj i jep tenderin kompanisë së vartësit të tij, njëkohësisht vëllai i deputetit të PS, në të njëjtën zonë ku jeton edhe kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here