Buffon shpreson të mos ndeshet me bardhezinjtë…

0
113

Finalet e Ligës së Kampionëve janë kthyer në një makth si për Juventusin ashtu edhe për portierin Gian luigi Buffon, tani që është pjesë e Paris Saint-Germain.

Gigi shpreson që mos të ndeshet me bardhezinjtë në një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve, pasi për të do të ishte shumë e vështirë. “Juventusin do të doja ta takoja gjithmonë, përveçse në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Buffon. Ai ka shtuar se skuadra e tij është pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

“Dua ta evitoj në finale, pasi do të ishte një goditje e madhe dhe nuk e di nëse do të isha në gjendje të prisja mirë”. “Juve është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Kam kaluar pothuajse 20 vite aty, kam lënë raporte dhe marrëdhënie të rëndësishme dhe kam derdhur çdo pikë djerse për bardhezinjtë.

Por, ka disa momente kur është e drejtë të përqafohesh dhe të kuptosh që është e drejtë të marrësh një tjetër drejtim”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here