Mijëra studentë janë duke protestuar prej disa orësh tek ministria e Arsimit.
Ata kanë bërë 4 kërkesa të panegociueshme që kërkojnë tu plotësohen deri në orën 16:00.
Deri më tani ende nuk ka një përgjigje nga qeveria e Edi Ramës ndërsa studentët janë duke bërë thirrje.
Por protesta është provokuar.
Në një moment në rrugën e Durrësit ku ndodhen mijëra studentë është futur një ambulancë në mes të tyre.
Por studentët, si qytetarë i kanë hapur rrugën, duke mos rënë pre e provokimeve të stisura nga qeveria.