Unaza: Malaj: Ali Baba me hajdutët e tij, nuk mundet të fshihet më

0
142

Deputeja e LSI-se Nora Malaj ka reaguar permes nje statusi ne rrjetin social facebok mbi skandalin e Unazes se Re ku ne emisionin e ‘Të paekspozuarit” doli e verteta mbi dokumentet e falsifikuara mbi kete projekt.

JA POSTIMI SAJ I PLOTE:

Po tani që këmbanat ranë! “.Të paekspozuart “ ekspozuan afęrën e qeverisë me zë e figurë. “Të paekspozuarit” bënë ekspozimin aferës më të frikshme , për grabitjen e parave të popullit. “Tę paekspozuarit” treguan se Ali Baba me hajdutët e tij , nuk mundet më tëfshihet. Këmbani bie për ata që kanë vesh, ata që duan një shtet të së drejtës, ata që drejtësinë e duhen për t’i dhënë qytetarëve të drejtën e tyre të patjetërsueshme.Kjo , protesta e studentëve , protesta e minatorëve , protesta e teatrit , janë paralajmerimi i fundit për të treguar se Shqipëria si vend i bekuar , nuk mund të lihet në duart të kësaj qeverisje të mallkuar. Sot heronjtë e vendit janë studentët , qytetarët dhe treguan se Shqipëria është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të saj!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here