Studentët në protestë për tarifat e larta, Linditën e luksit se ndal asgjë

0
141

 

Ndërsa studentët protestojnë prej gati një javë kundër tarifave të larta dhe kushtet e vështira në konvikte para Ministrisë së Arsimit, vetë drejtuesja e këtij dikasteri, Lindita Nikolla duket se nuk ia kursen vetes luksin dhe veshjet e shtrenjta.

Edhe pse larg realitetit të pagave dhe standardit të jetesës në Shqipëri, Lindita Nikolla vishet firmato në daljet e saj në publik.

Siç duket edhe nga foto, vetëm një nga çantat e ministres e firmës ‘Dior’ kushton 5100 dollarë, ndërsa publikisht dihet që paga e një ministre është 170 mijë lekë të reja.

Megjithatë, në gardërobën e ministres nuk ka mjaftuar vetëm një çantë e tillë luksi. Ajo është parë edhe me një tjetër të llojit ‘Fendi Medium Flower’, e cila kushton jo pak por 3550 dollarë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here