Qeveria jashtë realitetit, janë rritur shpenzimet dhe ulur shërbimet për qytetarët

0
101

Deputeti  Lefter Koka ka marre pjese ne takimin me strukturat drejtuese te LSI-se Durres, i cilki ne fjalen e tij ka theskuar se kjo qeveri eshte jashte realitetit.

Ajo qe  ka ndodhur rendom ne Shqiiperi eshte se qeveria ka rritur shpenzimet dhe ka ulur sherbimet per qytetaret.

 

 Deklarata e deputetit te LSI-se Lefter Koka

Ky takim është një takim për situatën politike që vendi po kalon. Unë do t’ja lë Kryetares për të bërë një pasqyrim më të qartë të situatës politike të vendit, ku LSI-ja është një forcë shumë e rëndësishme politike do të thoja, dhe sigurisht vendimet do ti marrim të gjithë së bashku për pozicionimin tonë politik, për vendimmarrjet, të cilat janë shumë të rëndësishme në këto momente për situatën në të cilën vendi po kalon.

Ajo që rëndomë po ndodh sot në fakt në Shqipëri, nuk është thjesht dhe vetëm bërja e ligjeve, por implementimi i tyre dhe unë do të kujtoja vetëm një fakt që ndodhi para zgjedhjeve vendore, rëndom ku u votua ligji i Reformës Administrative dhe Territoriale, ku shpesh kam dëgjuar nga qytetarë të thjeshtë apo edhe nga politikanë dhe analistë, që kanë thënë që LSI-ja ka qenë pjesë e këtij votimi.

Të nderuar miq duhet të kuptoni një gjë! Një ligj është një gjë ta bësh, është një gjë ta votosh dhe është një gjë ta implementosh. Shpeshherë ligji ka pasur një qëllim shumë domethënës dhe kuptimplotë për tu votuar nga LSI-ja, siç ishte dhe rasti i këtij ligji.

Dy ishin qëllimet kryesore të ligjit: Ulja e shpenzimeve të pushtetit vendor dhe rritja e cilësisë së shërbimit. Çfarë ka ndodhur që nga momenti që ky ligj është votuar? Janë rritur shpenzimet për mbi 5 milion euro të pushtetit vendor, d.m.th ka rënë shërbimi ndaj qytetarëve dhe janë rritur shpenzimet.

Ajo që po ndodh te ne sot, detajet bëjnë ndryshimin në një vend. Do të thotë që nuk ka rëndësi nëse në bujqësi do të japësh subvencion. Rëndësi ka që një bujku të mos ia nxish jetën me 101 probleme në lidhje me problemet e ditës që ka një bujk apo një qytetar i thjeshtë apo çdo fermer. Dhe kjo është bërë një fakt një fenomen tashmë i kësaj qeverisje. Është bërë fenomen, sepse janë larguar nga realiteti. Ka ndodhur e njëjta gjë që ndodhi në kohën e komunizmit, ku shumë pinjollë të atij sistemi, pas viteve ’90 thonin që ne nuk e dinim që ju nuk kishit ushqim,që ishit të paushqyer. Edhe sot kjo po ndodh, por ka një rrugëzgjidhje, largimi nga Shqipëria. Kjo unë besoj që është në kondicionet e një gjenocidi. Çdokush nga ne sot duhet të ndihet fajtor, ku shumë të rinj, por ndoshta edhe të rritur nuk e shohin të ardhmen në vendin tonë. Ky është pastaj një zinxhir shumë më i gjerë.

Bizneset e vogla, më pas bizneset e mesme janë në një stres shumë të madh. Nuk është qëllimi i një qeverisje sa mundet dot të kontrollojë një biznes, dhe sa mundet ta gjobisë. Qëllimi dhe politikat ekonomike janë shumë të rëndësishme. Që një biznes të ketë një klimë, ku të mundet të improvizojë, të mundet të investojë, të mundet të rritet, ky duhet të jetë qëllimi i një qeverisje. Nëse ti thjesht rrit presionin ndaj bizneseve, unë besoj që kjo kontribuon për rritjen ekonomike të vendit në tërësi. Sepse thënë me pak fjalë, ajo që sot nuk po kuptohet, në Shqipëri 80 mijë apo 90 mijë apo 100 mijë janë të punësuar në pushtetin qendror dhe në atë vendor. Pjesa tjetër, 10 fishi i kësaj është në biznesin privat dhe që të rritësh me 10% punësimin do të thotë ti kesh dhënë Shqipërisë, pra të stimulosh aktivitetin privat, do të thotë ti kesh dhënë ushqim mijëra njerëzve më shumë.

Kjo ka bërë natyrshëm të largohet vëmendja ndaj kësaj mase shumë të madhe të njerëzve. Unë e kuptoj që edhe në vende të tjera nëpër botë, nëpër Europë, spostimet demografike kanë bërë që industritë e mëdha të mblidhen rreth qendrave urbane. Por një politikëbërje më vizionare, bën të mundur që edhe këtyre njerëzve sot në Shqipëri që jetojnë edhe në zona jo urbane, zona më të thella të Shqipërisë, por sigurisht ka ndodhur edhe migracioni siç ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës, duhet ti përgjigjemi me të njëjtat ritme. Nuk mundesh që sot që të qeverisësh  pushtetin vendor të Durrësit, vetëm në qendër dhe me disa vepra inxhinierike.

Durrësi sot është më i gjerë dhe unë jam i sigurt që shumë nga qytetarët e Katundit të Ri, të Rrushkullit, të Gjirit të Lalëzit apo të Ishmit, nuk njohin, nuk kanë lidhje më me pushtetin vendor, nuk i ofrohet më asnjë shërbim. Përkundrazi, Buxheti i Shtetit paguan diçka më shumë sot për këtë qeverisje vendore dhe nga ana tjetër ka rënë shërbimi.

E them këtë të nderuar miq, se unë jam i sigurt dhe nga eksperienca politike tashmë jo e pakët, më bën të kuptoj që shumë nga ju, kur i takoj,  i quaj asete shumë të rëndësishme të qytetit, por edhe të vendit. Dhe në mënyrë të padiskutueshme nuk është thjeshtë një benefit individual i çdonjërit nga ju nesër, të jetë i zgjedhur, i emëruar apo të kontribojë për qytetin apo për qeverisjen qendrore, por është një e mirë e vendit. E mirë e vendit që duhet parë në këtë këndvështrim që ju paracitova.

Ndaj unë besoj që Kryetarja do e shtjellojë më tej këtë bisedë, por dua të shpreh edhe njëherë mirënjohjen ndaj jush, pavarësisht asaj situate politike parazgjedhore që kaluam në zgjedhjet e përgjithshme. Ne na ka bërë më të fortë, na ka bërë më miq me njëri-tjetrin dhe jam i sigurt që do mundet t’ja dalim çdo betejë të radhës.

Ju falënderoj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here