Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kopjuar tekstin doktoraturës së tij. Studiuesi Taulant Muka publikoi detaje në studion e Ora News, duke theksuar se Balla e ka mbrojtur doktoraturën si “ekselent”.
Muka: Ky sistem 28 vjeçar i politikës shqiptare nuk e do vettingun në arsim. Unë po them një rast, që më vjen nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King’s College Londer dhe që zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës. Më shkruan; jam nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Zt. Balla si figurë publike tregon qe është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimi siç shihet, është plagjiaturë.
Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, qe mes te tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit ne Parlamentin Evropian.
Pra, zt Balla na përfaqëson në Parlamentin Evropian. Këtu janë 4 foto që është hyrja e doktoraturës së zt.Balla që është kopje 100% e materialit dhe është kopjuar nga një libër mbi politikbërjen e BE-së. Libri është botuar në 2009, zt Balla e ka mbaruar doktoraturën në Rumani në 2015. Janë të gjitha materiale të kopjuara shabllon. Këta persona na përfaqësojnë ne dhe këta thonë që ata persona që janë në Bulevard thonë t’i fusim në burg. Nëse dëgjoni zt.Braçe thoshte që t’i çojmë policinë. Ky është edhe dëm ekonomik, pasi me doktoraturë merr më shumë para.