28 vite të dështuara. Vettingu duhet të marrë në shqyrtim edhe Ministrinë e Arsimit…

0
157

Edmond Çata, doktor shkencash i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News tregoi se çfarë hapash duhen ndërmarrë për vettingun në universitete.

Pjesë nga biseda: 

ÇataNëse ne duam arsim cilësor, duhen ndryshuar politikat e deritanishme sepse e kanë treguar që janë të dështuara, pavarësisht se kryeministri e shpreh apo ajo. Janë 28 vjet të dështuara. Duhet ndryshojnë politikat, që të ndryshojnë politikat duhen njerëz të rinj, me mendësi të re. Që kjo të ndodhi, duhet boshatisur ajo godinë që quhet universitet, arsim i lartë. Boshatisjen, pra ndarjen e atij që është i aftë dhe nuk është i aftë, duhet vettingu. 

Ja çfarë duhet të bëjë vettingu? Vettingu duhet të marrë në shqyrtim edhe universitetet dhe Ministrinë e Arsimit. Kemi njerëz që nuk dinë të japin mësim. E dyta, titujt akademik. E treta, veprimtaria shkencore. E katërta, përgatitja e metodologjisë shkencore. Aktiviteti si titullar, rektor dhe dekan. Vlerësimi i aftësisë mësimdhënëse dhe e fundit pasuria. Dëshira për titull është e madhe dhe çfarë bën? Plagjiaturë. Ata nuk janë kriminelë, por sistemi i ka bërë viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here