Çfarë ndodhi?! Mozzik-ut dhe Loredanës nuk u duhej aspak kjo…

0
163

Çfarë ndodhi?! Mozzik-ut dhe Loredanës nuk u duhej aspak kjo gjë në këto ditë të bukura.

Me 18 dhjetor, reperi Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana Zefi mbajtën për herë të parë në krahë vajzën e tyre, Hana. Plot gëzim, Mozzik prezantoi vogëlushen me fansat e tij, ndërsa Loredana u justifikua përse nuk e pranoi asnjëherë pritjen e ëmbël në rrjetet sociale dhe ata i hapën një profil në Instagram vogëlushes dhe tashmë është një ndër personazhet më të ndjekur. Mirëpo ndërkohë që po shijojnë këtë periudhë të ëmbël, një koleg i tyre i akuzon për vjedhje!

Reperi Gjiano është i bindur e çifti ka vjedhur këngën e tij me titull “G-Klasee”, që është publikuar vitin e shkuar. Sipas reperit, kënga e Loredanës me titull “Million dollar smile” është shumë e ngjashme me atë të tij, shkruan IN.

“Kjo këngë G-KLASSE është bërë para përafërsisht 1 viti te Dongima Studio. Loredana, Mozzik dhe Getinjo e kanë dëgjuar këtë këngë përmes një kameramani dhe e kanë vjedhur, ku shihet qartë fakti që edhe prapavijat melodike i kanë vjedhur. E keni videon e dytë që të bindeni edhe vetë.” – shkruante krahas postimit reperi.

Sakaq, Loredana dhe Mozzik ende nuk kanë reaguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here