Një zonjë ka humbur ndjenjat. Përplasje mes banorëve të “Astirit” me drejtuesit e automjeteve…

0
112

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre në ditën e 53-të, ku ashtu si ditët e tjera kanë bllokuar qarkullimin.

Por bllokimi i rrugës, ka bërë që drejtuesit e automjeteve të acaroohen me banorët, dhe të ketë përplasje mes tyre. Gazetarja Edona Haklaj, raportoi se për shkak të këtyre përplasjeve, një zonjë ka humbur ndjenjat, ndërsa banorët e tjerë e kanë ndihmuar atë për të shkuar në shtëpi, pasi gjendja e saj u normalizua.

Përplasja ka ardhur, ku një drejtues ka tentuar të kalojë ndonëse banorët kishin bllokuar rrugën. Pas këmbënguljes së banorëve drejtuesi i makinës është detyruar që të kthehet pas.

Banorët janë shprehur të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u dëmshpërblyer në vlerë 100% sipas tregut, ndërkohë tashmë kërkojnë edhe anulimin e projektit, pasi sipas tyre ai është një projekt vjedhjeje dhe korruptiv.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/226174684939974/?t=1162

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here