Ide për një përvjetor të veçantë…

0
165

Nëse ju dhe i dashuri juaj keni shumë kohë bashkë dhe këtë vit doni të bëni diçka speciale, harrojeni darkën romantike për një moment. Kur gjërat bëhen monotone, duhet të provoni eksperienca të reja dhe ta çoni romancën tuaj në nivelet e filmave romantikë. 1. Shkoni në vendin e takimit të parë Nëse po planifikoni për një propozim apo thjesht doni një eksperiencë të bukur, provoni të ktheheni në vendin e takimit të parë. Do kthehet çdo kujtim që keni pasur dhe nëse doni të bëni diçka ekstra, protoni vendin më privat bashkë me një violinist. 2. Nëse jeni të martuar, shkoni në vendin ku u fejuat Të martuarit kanë opsionin të vizitojnë vendin ku janë lidhur ose fejuar. Ai vend mund t’ju ndihmojë të lidheni akoma më shumë dhe të mendoni për të ardhmen. 3. Shkoni bashkë në një spa Në të vërtetë nuk keni nevojë për një ditë speciale për në spa, por në ditën e përvjetorit do ishte diçka e bukur të shkonit në një spa luksoze. 4. Bëni lojëra romantike Lojërat romantike janë një ide perfekte për përvjetor. Bëjeni në parkun më të afërt ose diku në lagje. Vendosni disa të dhëna për ta drejtuar partnerin drejt çmimit të madh, drejt jusht. 5. Planifikoni një udhëtim të shkurtër Ky udhëtim mund të jetë surpriz ose i planifikuar, por sezoni i dimrit është perfekt për udhëtime të tilla./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here