Të bllokuar prej 3 ditësh. Banorët e Shishtavecit bëjnë apel për ndihmë, Bashkia nuk ndërhyn…

0
146

Situata e krijuar nga reshjet e dëborës ka krijuar mjaft vështirësi në qarkun e Kukësit, ku situata paraqitet problematike sidomos në zonën e Shishtavecit.

Gazetari i Fax News, Ermal Hallaci raporton nga Kukësi se banorët e Shishtavecit bëjnë apel për ndihmë pasi kanë mbetur të bllokuar që prej 3 ditësh nga dëbora dhe kërkojnë që të bëhet hapja e rrugës sepse rrezikojnë të mbeten të izoluar ç’ka vështirëson furnizimin me ushqime për njerëzit dhe për kafshët e tyre.

Ata thonë se është kërkuar herë pas here ndërhyrja nga ana e Bashkisë së Kukësit por kjo e fundit është shprehur nga ana e saj se nuk ka fonde për mirëmbajtjen e këtij aksi.

Ndëkohë, nga ana tjetër prefektura e qarkut të Kukësit ia kalon përgjegjësinë Bashkisë.

Mësohet se fshatrat e bllokuara janë:

Njs-Adm Shishtavec
Shishtavec Qendër
Novosej
Borje
Kollovoz
Shtrezë
Cernalevë
Oreshkë

Njs- Adm Zapod
Zapod qendër
Orgjost
Kosharisht
Pakisht
Orqikel
Bele
Lojme
Njs-Adm Topojan 

Topojan Qendër
Xhaferaj
Brekijë
Turaj
Nimçë

Njs -Adm Arren
Arrën Qendër
Arrëz
Vri
Barr-tej-Mollë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here