Kryemadhi: 58 milion eurot e koncesionit të 31 dhjetorit do të mjaftonin për të përgjysmuar tarifat e studentëve

0
102

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit.  Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve  dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ne mund të zgjatemi pafundësisht për të folur, por ajo që unë mendoj se është shumë e rëndësishme sot nga ky takim ne duhet të bëjmë axhendën e punës, për të vazhduar dhe për të ecur hap pas hapi, ndërkohë pas takimit ne do të qëndrojmë me studentët e Fierit pak mënjane për tu rakorduar për angazhimin e ditë së hënë dhe ndërkohë për të pasur pikat tona të kontakteve me të gjithë rrethet e tjera siç është Gjirokastra apo Korça, ku dhe në Korçë kemi zhvilluar takim me strukturat e LRI-së me studentët, në mënyrë të tillë që të funksionojnë për studentët në Universitetin e Korçës apo studentët që janë nga Korça në Universitetin e Tiranës apo edhe në Universitet tjera.

Është shumë e rëndësishme që sot secili nga ju të zgjojë antenat e lidhjeve të kontakteve, ku i kemi dhe ku nuk i kemi gjithë njerëzit tanë, farefis, shoqëri, miqësi, për ti angazhuar, për ti futur në skemën e protestës sepse ka ardhur koha për të protestuar, nuk ka ardhur koha për të protestuar për parti politike, ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.

8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve  dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve. Nuk kanë nevojë që të bëjë fashat Edi Rama që të vlerësojë kush është student i ekselencës apo kush është ngelësi, kush është kaluesi, kush është i bukuri, kush është i shëmtuari. Nuk e ka vlerësuar njeri Edi Ramës as për të bukur, as për të shëmtuar, as për trendi as për këto.

Nuk është marr njeri me Edi Ramës. Se do fillojnë të merremi dhe ne pastaj me Edi Ramën, me të gjitha çfarë ka bërë Edi Rama, si sillet Edi Rama, çfarë bën, me çfarë merret e tjerë. Pra ka mënyra pa fund për të zgjidhur hallet dhe 8 kërkesat e studentëve që janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm një vullnet politik dhe dëshirë. Nëse në jemi peng i një kryeministri të çmendur, kjo nuk do të thotë që të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin.

Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli. Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve që keni në mënyrë të tillë që të arrijmë në një pikë të fortë, atë pikë që është solidariteti që e ka karakterizuar gjithmonë LRI-në.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here