Do të befasoheni. E njohim si Grida Duma, por mbiemri është ndryshuar në…

0
233

E njohim si Grida Duma, por në të vërtetë do të befasoheni kur të mësoni se ky është mbiemri i ndryshuar i deputetes.

Mbiemri i vërtetë i saj është Suma, por që është ndryshuar në Duma.

Kërkesa për ndryshimin është bërë nga Bajram Suma që në fakt është vëllai më i madh i gjyshit të Gridës, Shuaipit.

Ndryshimin e mbiemrit nga Suma në Duma e konfirmon procesverbali me Nr.160, datë 5.3.1948, i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i firmosur nga kryetari Myslim Peza, nënkryetari Koçi Xoxa dhe Omer Nishani. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit të vëllait të gjyshit të Grida Dumës.

Më poshtë shkrimi i publikuar në portalin “55 News” dhe dokumenti i proces-verbalit:

Në kohë të ndryshme, shqiptarët kanë qenë emocionalë në vendosjen e emrave të fëmijëve të tyre. Para vitit 1944, haset prania e emrave siHitler apo Benito (Musolini). Ndonëse kjo nuk mori karakter masiv, si veprim nuk ngeli në vend. Kjo traditë jo e mirë, për fat të keq u bë dukuri gjatë viteve të komunizmit kur shpërthyen leninat, stalinat, voroshillovat, molotovat etj.

Gjatë diskutimeve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, lexohen praktika të shumta për shtetas që duan të ndërrojnë emrin. Propozimi për ndërrimin emrin bëhej nga Ministria e Drejtësisë dhe vendosej nga Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Sipas procesverbalit nr.160, datë 5.3.1948 janë shqyrtuar disa propozime për ndryshime emrash e mbiemrash. Spikasin këtë datë ndryshimet e mbiemrave “Suma” dhe “Jevgu” (shumë i përhapur në ndërrime), si dhe i emrit Hitler. Ndërsa “Suma” u bë “Duma” dhe “Jevgu” u bë “Ramazanaj”, u vendos që emri i shtetasit Hitler Kafexhiu të bëhej Skënder Kafexhiu. Me nënshkrimet e Omer Nishanit (kryetari), Koçit Xoxes (nënkryetari) dhe firmën e sikletshme të Myslim Pezës (nënkryetar), në vitin 1948, emri Hitler u largua nga gjendja civile.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here