“Veri i Hoxhëve apo VER Llapa”. Harasani: O bir nuk je për këtë punë…

0
319

Nga Andis Harasani:

Sipas nje gojemarrje te lashte Burmese, shume shekuj me pare ne nje vend qe nuk ishte as ishull e as gadishull, as toke e as det, as dreqi nuk e di cfare ishte, jetonte nje djale i gjate. Ky djali nuk pelqente askend dhe asgje. Inatin me te madh e kishte me ujin, por vetem kur uji rridhte. Kur rrinte ne vend dhe mbi ujin mbinin lloj lloj algash e bimesh qe as dreqi sja di emrin, djali ishte ok.

Ne agim te dites kur djali mbushi 2 vjec, 3 dite e 4 muaj pa nje enderr te frikshme. Ne enderr ju shfaq nje burre qe emri i mbaronte me VER! Askush nuk di te thote nese ishte Veri i Hoxheve apo VER Llapa, por gjithkush di te thote se ne enderr Veri i tha djalit qe ai ka lindur te behet mbret i vendit.

Filloi djali tua tregoje me shume mundim endrren kujtdo. Problem i djalit ishte qe mbante mend vetem fundin e endrres. Kur u be i pari i vendit. Por si u be i pari as e mbante mend. Mundohej tua shpjegonte njerezve e kafsheve qe shihte me fjale dhe ata e shihnin te cuditur dhe qeshnin. Djali i cili kishte floket e shkurtra, por durimin dhe me te shkurter nxehej e fjalet nuk i dilnin dot. Nga mungesa e fjaleve fillonte jua vizatonte ne rere, ne toke, ne cimento, ne beton. Ku te ishte. Prape njerezit qeshnin. Dhe djali durimpak hidhte viza mbi viza…..

Nje dite takon djali nje plak te mencur dhe sapo djali hap gojen plaku i thote: O bir nuk je per kete pune. Me mire harroje endrren se do tallen njerezit me ty nese te del endrra.

Djali e pa me inat dhe vazhdoi me kembengulje endrren. Ditet teke te javes shkelte mbi miqte ndersa ditet jo teke genjente armiqte. i doli problem i te dieles. U mendua gjate dhe nuk e gjente dot a ishte e diela dite teke apo cifte. Dhe vendosi ti bej pocen ose te bej poce balte diteve te diela.

E shume shekuj kaluan derisa djali u be i pari i vendit. i lumtur dhe me besim te dhjetefishuar vazhdoi avazin e diteve teke e cifte ndersa te dielave piqte poce nen oxhak derisa nje dite qe qelloi dhe tek dhe cift bashke disa lepuj te vegjel pa qime te veshet por me push te kembet filluan ti thyejne pocet. U mundua ti shkreti djale ti zere lepujt qofte me karrota e qofte me leqe por aha…lepujt ishin ps…..

U merzit djali u mbyll ne vetvete dhe para sysh i dilte keshilla e plakut para shume shekujsh…..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here