Akademikët: Facebook u detyrohet përdoruesve më shumë transparencë

Akademikët e Universiteteve të Oksfordit dhe Stanfordit besojnë se gjiganti i medias sociale, Facebook duhet të reformojë në mënyrë radikale strukturën e drejtimit dhe proceset për të hedhur më shumë dritë mbi vendimmarrjen për përmbajtjet.

Ndryshime të tilla janë të nevojshme për të adresuar shqetësimet e përhapura në lidhje me impaktin mbi demokracinë dhe fjalën e lirë që Facebook ka thuhet në raportin e publikuar prej akademikëve.

9 rekomandimet për Facebook:

Shtrëngimin e standardeve komunitare ndaj gjuhës së urrejtjes

Akademikët besojnë se Facebook ka dështuar të adresojë gjuhën e urrejtjes dhe në disa raste janë hequr përmbajtje të cilat nuk ishin të tilla. Ata thonë se përpjekja e Facebook në këtë drejtim nuk është konsistente.

Të punësojë më shumë moderatorë përmbajtjesh

Problemi nuk qëndron vetëm tek cilësia por edhe sasia thotë raporti. Ata thonë se Facebook duhet të punësojë moderatorë me ekspertizë kulturore dhe politike si dhe të bashkëpunojë me organizata jo qeveritare të besueshme.

Të rrisë transparencën në vendimmarrje

Facebook ende nuk jep informacion rreth praktikave dhe politikave të moderimit të përmbajtjeve. Akademikët thonë se duhet të publikojë më shumë detaje për procedurat.

Të zgjerojë dhe përmirësojë procedurat e apelimit

Raporti i akademikëve gjithashtu sugjeron që Facebook tu jap më shumë hapësirë atyre që duan të apelojnë përmbajtjet e hequra nga rrjeti social. “Një foto e holokaustit e publikuar nga një i mbijetuar ka tjetër kuptim nëse publikohet nga një neo-nazist” thotë raporti.

Të ofrojë kontrollet të Kohështrirjes së Përdoruesve (News Feed)

Akademikët: Facebook u detyrohet përdoruesve më shumë transparencë

Bjarke Ingels tërhiqet nga projekti i Teatrit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko